Ky është moment kur Gert Shehu del nga një xhami pranë Urës së Tabakavë, për t’u nisur më pas në drejtim të Selisë së Partisë Demokratike ku goditi me grusht ish-kryeministrin Berisha. Ai shihet I qetë fillimisht, duke ecur së bashku me persona të tjerë, ndërkohë që pak më vonë fillon dhe stresi I tij, teksa shihet duke kthyer kokën pas.