Akademia e Sigurisë do të jetë pjesë e aplikimeve të maturantëve në portalin “UAlbania” për të ndjekur studimet e larta. Për të gjithë maturantët që do të zgjedhin Akademinë e Sigurisë dhe do të nisin rrugën për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit, do të ketë në dispozicion 100 kuota të lira. Në përfundim të studimeve që zgjasin tre vite në Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit, të diplomuarit do të marrin gradën nënkomisar dhe do të shërbejnë në strukturat e Policisë së Shtetit. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, tha se integrimi i vazhdueshëm i Akademisë së Sigurisë me botën universitare dhe atë akademike do të sjellë një mundësi më shumë për maturantët.