Khan Younis është bërë epiqendra e luftimeve mes ushtrisë izraelite dhe Hamasit, me militantët e kësaj të fundit që po përpiqen të bëjnë rezistencë. Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant deklaroi se militantët e Hamasit po largohen me shpejtësi nga Khan Younis dhe se fokusi i radhës i ushtrisë izraelite do të jetë Rafahu.