Pas 15 muajsh luftimesh mes Izraelit dhe Hamasit, marrëveshja e armëpushimit ka nisur të zbatohet. Teksa disa orë më parë u liruan tre pengjet e para izraelit, këtë të hënë Izraeli liroi 90 të burgosur palestinezë. Armëpushimi i cili hyri në fuqi të dielën ka krijuar shpresë për dhënien fund të luftës shkatrrimtare Izrael-Hamas.