Një muaj pas hyrjes në fuqi të armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit, ky i fundit ka deklaruar se do të lirojë gjashtë pengje izraelitë të shtunën në vend të tre ashtu siç ishte planifikuar, si dhe trupat e katër të tjerëve të enjten. Ndërkohë pritet që Izraeli të vijojë me lirimin e qindra të burgosurve palestinezë, duke përfshirë shumë të burgosur të përjetshëm për sulme vdekjeprurëse, në këmbim të pengjeve, duke zbatuar marrëveshjen.