Mbahen sot zgjedhjet për kreun e ri të Bashkisë Kukës. Qytetarët do zgjedhin mes dy kandidatëve, mes Albert Halilajt të socialistëve dhe Emri Vatës nga koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’. Ndërsa Partia Demokratike zgjodhi që të mos dalë me kandidat edhe pse u regjistrua si subjekt zgjedhor. Ashtu siç e përcakton dhe rregullorja e KQZ-së, qendrat e votimit janë hapur që prej orës 07:00, ndërsa do të qëndrojnë të hapura deri në orën 19:00.