Disa autobusë nga Kosova që nga mesnata kanë mbetur të bllokuar në pikëkalimin kufitar të Bastrovcit, në hyrje të Serbisë nga Kroacia. Fatmir Haxholli, sekretari i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Serbi ka reaguar duke e cilësuar këtë situatë si një shenjë hakmarrjeje ndaj votimit të suksesshëm për Kosovën të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës ditën e martë.