Ministria e Jashtme e Rusisë njoftoi të enjten dëbimin e nëntë diplomatëve finlandezë dhe mbylljen e konsullatës së Finlandës në Shën Petersburg si hakmarrje ndaj Finlandës që dëboi nëntë diplomatë rusë muajin e kaluar. Ministria tha në një deklaratë të gjatë se ajo thirri ambasadorin e Finlandës në Rusi, Antti Helanterä, të enjten dhe përcolli "notën e saj të protestës së fortë në lidhje me politikën konfrontuese anti-ruse të ndjekur nga autoritetet finlandeze".