Pas plot 27 vitesh, Gjykata e Lartë ka vendosur që të vulosë fatin e 10 të akuzuarve të grupit të njohur si “Hakmarrja për drejtësi”. Kolegji Penal I Gjykatës së Lartë konfirmoi vendimin e Apelit për Krimet e Rënda të vitit 2017, që deklaroi të pafajshëm 10 të akuzuarit e dosjes, mes tyre djemtë e ish-Ministrit të Brendshëm Aredin Shyti.