Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha njoftoi shkarkimin nga funksioni të nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë, Flamur Noka si dhe e ka paralajmëruar për përjashtimin e tij nga Grupi Parlamentar. Sipas Bashës, ky vendim erdhi si pasojë e gënjeshtrave të Nokës për të baltosur atë dhe Partinë Demokratike, duke sajuar qëndrime, të pathëna dhe të paqena.