Siguria kibernetike ka shkaktuar debate në Kuvend, ku opozita nëpërmjet deputetit Salianji kërkoi përgjegjës për sulmin. Sipas tij qeveria po përpiqet të mos japë informacione, pasi tregon dështimin e saj. Por ministrja Balluku në kundërpërgjigje u shpreh se Shqipëria ishte e papërgatitur për këtë sulm, por pavarësisht kësaj arritëm ta përballojmë. Ajo kërkoi edhe bashkëpunimin e opozitës për të rritur sigurinë kibernetike.