Akuzat e Uashingtonit për lobime ruse në Partinë Demokratike ndryshuan menjëherë kursin e deputetëve demokratë. Mbështetja ndaj Bashës për dosjen ‘Muzini’ u zhduk brenda pesë viteve, nën argumentin se vetë demokratët nuk ishin në dijeni të kontratave lobuese me firmën e Bashës. Në një intervistë për Top Neës, deputeti Ervin Salianji sqaroi deklaratat e dhëna prej tij në vitin 2017, ku mohonte vërtetësinë e dosjes ‘Muzini’.