Hakerat iranianë vijojnë me publikimin e të dhënave, të cilat pretendojnë se kanë arritur të marrin gjatë sulmit kibernetik ndaj sistemeve qeveritare shqiptare. Së fundmi, hakerat njohur me emrin ‘Homeland Justice’, kanë publikuar certifikatat e sigurisë të më shumë se 200 punonjësve të Ministrisë së Brendshme.