Një tjetër haker i përfshirë në sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë edhe në disa vende të tjera të botës është zbuluar nga mediat ndërkombëtare. Teksa më herët u publikuan fotot e personave kyç në sulmin kibernetik, tashmë thuhet se bashkëpunues është dhe Reza Salarvand, 30 vjeç i cili drejton grupin e hakerave të Gardës Revolucionale. Ku i fundit është kreu i ‘Grupit të Inteligjencës 13’, i cili me sa duket është një nëngrup brenda njësisë Shahid Kaveh, i kryesuar nga një komandant i luftës kibernetike.