Një 39 vjecar, i shpallur në kërkim për vjedhje të parave dhe sendeve me vlerë, ra në prangat e policisë së Shkodrës. Pashuk Fusha rezulton të jetë autor i disa grabitjeve në Lezhë e Shkodër, si dhe i dënuar në Belgjikë, për transport të lëndëve narkotike. 39 vjecari ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër kishte caktuar masën e sigurisë ‘Arrest me burg’ ndaj tij, për vjedhje me dhunë.