Një 33 vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës si autori i dyshuar i vjedhjes së dy minimarketeve. I prangosur ka përfunduar shtetasi me inicialet E.K., banues në lagjen Rilindja të Vlorës. Ky shtetas dyshohet se në datat 29 dhe 31 janar ka grabitur shuma parash dhe një sasi paketash cigaresh në dy minimarkete në lagjet Pavarësia 2 dhe Isa Boletini. 33-vjeçari është kapur nga kamerat e sigurisë teksa hap me kaçavidë derën kryesore të një marketi dhe më pas hyn brenda ku boshatis arkën me para dhe raftet me paketat e cigareve. Materialet në ngarkim të tij i janë referuar prokurorisë së Vlorës me akuzën e vjedhjes, ndërsa rezulton se 33 vjeçari ka precedentë të mëparshëm penalë po për vjedhje, ku edhe është dënuar.