Autorët e dyshuar të vrasjes së 89-vjeçarit në Klos të Mallakastër kanë dalë këtë të mërkurë para gjykatës. Dy të rinjtë hynë për të vjedhur paratë e të moshuarit Çaush Shehaj, por pasi nuk gjetën shumën e të ardhurave që kërkonin kanë dhunuar 89-vjeçarin dhe bashkëshorten e ti të sëmurë. Çaushi humbi jetën, ndërsa gruaja e tij ka plagë të rënda në trup.