Policia e Durrësit ka arrestuar së fundmi 3 shtetas ukrainas, të cilët kryenin aktivitetin e paligjshëm të vjedhjes në qytetin bregdetar. Bëhet fjalë për shtetasit me inicialet O. B., 31 vjeç, M. M., 27 vjeç dhe D. N., 20 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur 3 palë targa automjetesh të ndryshme.