‘E dalë nga shinat mbi të cilat u ngrit’, e ka përshkruar Gjykatën e Hagës, kryeministri I Shqipërisë Edi Rama, në lidhje me rastin gjyqësor të ish-krerëve të UÇK-së. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se është e padrejtë që ata të cilët luftuan për lirinë e Kosovës, duhet të përballen me gjykatën në Hagë për të vërtetuar se lufta për liri nuk është krim.