Gjykata Speciale e Kosovës ka refuzuar kërkesën e ish Presidentit, Hashim Thaçi për të marrë pjesë në varrimin e babait të tij, Haxhi Thaçi. Haxhi Thaçi ndërroi jetë ditën e martë në qendrën klinike të Prishtinës, ku ndodhej i shtruar prej kohësh për shkak të problemeve shëndetësore. Vendimi i Hagës për të mos lejuar Hashim Thaçin në ceremoninë mortore është kritikuar në Kosovë dhe Shqipëri, si antinjerëzor dhe arbitrar.