Seancat e planifikuara për javën e ardhshme në Dhomat e Specializuara të Kosovës, për gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, janë anuluar. Seancat e datës 27, 28, 29 dhe 30 tetor 2025 nuk do të mbahen dhe gjykimi pritet të vazhdojë më 3 nëntor 2025. Ndërsa, janë shtuar seanca shtesë, sipas kalendarit të Gjykatës Sakaq, mbrojtja e Hashim Thaçit ka njoftuar se nuk do të mbështetet në dëshminë e tre dëshmitarëve të saj në rastin në të cilin ish-presidenti akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Avokati I Thaçit ka njoftuar se pret miratimin e autorizimit për një dëshmitar tjetër, I cili do të jetë I fundit I thirrur.