Gjykata për krimet e luftës në Hagë kanrefuzuar sërish kërkesën për lirimin e ish-presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçit nga paraburgimi. Dhomat e Specializuara të Kosovës njoftuan të enjten se vendimit i fundit i gjykatësit të procedurës ishte mbajtja e mëtejshme në paraburgim e Thaçit, pavarësisht sigurisë së ofruar nga policia e Kosovës dhe dy shtete perëndimore.