Në Qafë Plloçë në aksin e vjetër ka prezencë të shtuar të inerteve në rrugë. Edhe pse është një aks jo shumë i frekuentuar pas hapjes së re të rrugës Qukës-Qafë Plloçë përsëri evidentohen lëvizje. Inerte dhe dhera evidentohen përgjatë kësaj rruge. Edhe në rrugën e re Qukës Qafë Plloçë ka shkarje të lehta të dheut në anë të rrugës teksa aktualisht evidentohet prania e grupeve të punës në terren gjithashtu në disa zona ka rrëzim të pemve.