Disfata opozitare e 14 majit duket se ka ndryshuar ekuilibrat mes dy grupimeve të demokratëve. Kryetari i ri i grupit të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi mblodhi deputetët e grupit parlamentar në po të njëjtën kohë kur Sali Berisha kishte takim me anëtarët e Rithemelimit në seli. Pjesëmarrja në të dyja mbledhjet tregon se Bardhi ka mbështetjen e një numri më të lartë deputetësh sesa ish kryeministri Sali Berisha.