Pesë të arresuar në kuadër të një grupi që trafikonin armë mes Shqipërisë dhe Kosovës, u lanë në masën e sigurisë ‘arrest në burg’ nga Gjykata e Tiranës. Ndonëse të arrestuarit mohuan përfshirjen e tyre në trafikun e armëve, qëndrimi i tyre nuk u mor parasysh nga togat e zeza. Në burg u lanë Endri Papa, Aurel Manreka, Gersi Llozha, Kleu Mucalliu dhe Tonin Shkami.