Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela justifikoi mosprezencën e tij në prezantimin e kodit të ri penal, me mosnjohjen paraprake me draftin në fjalë. Por, burime nga grupi i punës e mohojnë diçka të tillë, duke shtuar se së paku që prej vitit 2023 ka pasur komunikim të vazhdueshëm me këtë institucion gjatë procesit të hartimit të kodit penal.