Ndonëse maxhoranca socialiste rrëzoi të enjten kërkesën e opozitës për ngritjen e një Komisioni Hetimor për Investimet Strategjike, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar sërish kërkesën për ngritjen e këtij komisioni. Në kërkesën depozituar në Kuvendin e Shqipërisë janë 35 firma deputetësh, mes të cilëve ka firmosur edhe ish-kreu i PD-së Lulzim Basha.