Deputetët demokratët pro Gazmend Bardhit depozituan në Gjykatë kërkesën për çregjistrimin e Lulzim Bashës, i cili vijon të figurojë kryetar i Partisë Demokratike në regjistrin e partive politike. Ky veprim vjen pas mbledhjes së këshillit kombëtar nga Bardhi, ku u vendos anulimi i zgjedhjeve të 29 korrikut për liderin e ri të partisë.