Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të Rithemelimit, Flamur Noka, u shpreh i bindur se grupi parlamentar është i bashkuar dhe se po shkohet drejt gjetjes së modaliteteve për bashkimin e plotë. Noka la të kuptohet se momentalisht, demokratët do vijojnë aksionin parlamentar së bashku, por në protestat për ish-kryeministrin, vijojnë ende të mos kenë unifikim. “Grupi është i bashkuar, edhe PD është e bashkuar, modalitetet janë në përfundim. Ajo që diskutuam, format dhe mënyrën e aksionit tonë, vazhdimësinë dhe përshkallëzimit drejt aktit final të mosbindjes civile.