Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti publikoi emblemat ruse dhe serbe të strukturave të inteligjencës, ushtrisë dhe sigurisë që u kapën pas sulmit terrorist të 29 nëntorit në kanalin ujor të “Ibër-Lepencit”. Në një postim në Facebook, Kurti thotë se këto emblema dëshmojë përfshirjen potenciale të grupeve ekstremiste dhe terroriste serbo-ruse me lidhje të forta në Serbi, që kanë për qëllim destabilizimin e Kosovës dhe krijimin e një mjedisi të pasigurt në rajon.