Një e re boshnjake ka denoncuar publikisht pesë punonjës të policisë në Maqedoninë e Veriut, të cilët i akuzon se e kanë shantazhuar, kërcënuar dhe abuzuar me të prej një viti e gjysmë. Sipas denoncimit të saj, zanafilla e ngjarjes nis një vit e gjysmë më parë në qytetin e Tetovës, kur ajo u paraqit në komisariat për të denoncuar vjedhjen e disa parave nga një person i panjohur.