Pak ditë më parë, Marc Andre ter Stegen shpërndau në rrjetet sociale një komunikatë të përbashkët me bashkëshorten e tij, Daniela Jehle. Komunikata njoftonte dakordësinë mes tyre për t’i dhënë fund martesës pas gati 8 vitesh. Bashkë me njoftimin, portiere i Barcelonës kërkoi mirëkuptimin e gazetarëve dhe ruajtjen e privatësisë së familjes. Por, kjo nuk ndodhi! Në një emision radiofonik të Barcelonës, tre gazetare thanë se ndarja ka ardhur pas tradhtisë së Danielës me instruktorin e saj të palestrës.