Top News – Gruaja e Assadit kërkon divorcin / Do të ikë nga Moska dhe të vendoset në Londër
23/12/2024 15:14

Bashkëshortja e presidentit të rrëzuar sirian, Bashar al-Assad, Asma al-Assad, "ka paraqitur kërkesën për divorc pasi shprehu pakënaqësinë me jetën e saj në Moskë". Kështu raportojnë mediat turke dhe arabe duke saktësuar se gruaja do të dëshironte të transferohej në Londër, atje ku ka lindur. Asma, sipas zërave, "aplikoi në gjykatën ruse dhe kërkoi leje speciale për t'u larguar nga Moska". Kërkesa e saj “aktualisht po vlerësohet nga autoritetet ruse”. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha ndërkohë se informacionet për divorcin e pretenduar të ish-presidentit sirian Bashar al-Assad dhe ngrirjen e aseteve të tij nuk janë të vërteta. "Jo, nuk është e vërtetë" tha Peskov duke iu përgjigjur një kërkese për të konfirmuar informacionin e shpërndarë në mediat arabe. Ndërsa Asma dhe bashkëshorti i saj u larguan me fëmijët e tyre për në Moskë, pas marrjes së kontrollit të Damaskut nga rebelët islamikë, autoritetet londineze u kujtuan për të. Edhe pse ajo mban një pasaportë britanike, siç deklaroi Sekretari i Jashtëm David Lammy, gruaja e Asadit nuk është më e mirëpritur në Britani. Ky i qeverisë laburiste të Keir Starmer është një gjest politik, ndërkohë që ish-zonja e parë e sirisë rrezikon të humbasë shtetësinë. Londra kishte vendosur sanksione kundër saj dhe bashkëshortit të saj, por në rastin e Asma-s ishte kufizuar në ngrirjen e aseteve dhe jo në ndalimin e hyrjes në vend, që nuk mund të vendoset automatikisht në kushtet kur ajo ka shtetësinë britanike. Për më tepër, edhe fati i prindërve të saj është gjithashtu i pasigurt, pasi sipas disa mediave britanike ata kanë lënë shtëpinë e familjes në lagjen Acton të Londrës Perëndimore për t'u bashkuar me vajzën e tyre në Rusi.

Top News – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës mirëpret linjat e reja drejt Liverpool dhe Dublin
04/04 15:32
Top Channel/ Zgjatet hetimi i vrasjes së Kalasë, prokuroria kërkon 3 muaj më shumë kohë për dosjen
04/04 15:23
Top News – ‘Asnjë incident te Njësia 7’. Braçe tregon se çfarë ndodhi në takimin e Ramës
04/04 14:18
Top News – Me pistoletë me vete e makinë pa targa, kapet ‘gangsteri’ në Laç
04/04 13:58
Top News – Mesazhi në Instagram i kushtoi jetën e babait/ Detaje nga sherri në Vlorë
04/04 13:30
Top News – Vigjilja e Pashkës Katolike. Imzot Dodaj: Shqipëria ka nevojë për ndershmëri
04/04 13:29
Top Channel/ Thirrje për paqe në Pashkë, Arqipeshkvi i Shkodrës: Paqja nis nga familja dhe shoqëria
04/04 13:25
Top Channel/ ‘Të bëhemi ndërtues të paqes’/ Arqipeshkvi Giovani Peragine mesazh për Pashkën
04/04 13:23
Top News- Vigjilia e Pashkës Katolike, arqipeshkvi Giovani Peragine mesash për besimtarët
04/04 13:23
Top News- AKU bllokon 4 ton produkte bimore/ Gjobitet subjekti tregtar, u kap në shkelje
04/04 12:54
Top News- “Audi SQ8” dhe “BMW” me vlerë 120 000 euro, kapen në Tiranë, ishin vjedhur
04/04 12:49
Top Channel/ E rrahën pas sherrit online! Vlorë, 63-vjeçari shkoi për sqarim
04/04 12:40
Top Channel/ Ligji për kujdesin alternativ, Ministrja Sala: Fëmijët pa prindër do rriten në familje
04/04 12:26
Top Channel/ Mesazh politik në urimin e Pashkëve, Arjan Dodaj: Ndërgjegje reaguese ndaj korrupsionit
04/04 12:20
Top Channel/ Vidhnin makina jashtë shtetit dhe i trafikonin në Shqipëri, nën hetim 2 persona
04/04 10:40
Top Channel/ Vigjilja e Pashkës, qindra besimtarë mbushin Tiranën për Udhën e Kryqit
03/04 23:19
Top Channel/ ‘Shpërthen’ Berisha: Nafta, më e shtrenjta në botë! Gati ligji në Kuvend
03/04 22:30
Top News- Dy të plagosur me thikë në Shkodër/ Konflikt mes adoleshentëve në qendër të qytetit
03/04 22:14
Top News- Sherr në Vlorë, humb jetën 63-vjeçari/ Konflikt mes disa personave, identifikohen autorët
03/04 22:09
Top News- E rëndë në Durrës, humb jetën 17-vjeçari në ambientet e shkollës
03/04 21:59