Vrasja makabër e 50 vjecarit Pëllumb Meta nga vajza e tij Hygerta, është e ngjashme si skenaret horror të filmave amerikane, ku pasi autori ekzekuton me armë zjarri një person, e mbështjell atë me batanije apo plastmas, e më pas e gropos diku, që mos të gjendet nga policia. Kështu e kishte fatin edhe Pëllumb Meta, i cili 10 ditë më parë u vra dhe u gropos nga vajza e tij Hygerta Meta, studente në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja.