Rekordi i dekoratave që shënoi Ilir Meta gjatë presidencës, me më shumë se 140 medalje në vit, ka vënë në lëvizje kabinetin qeveritar. Pas projektligjit për kufizimin e numrit të dekoratave që mund të japë presidenti i republikës, një tjetër ndryshim ligjor është publikuar për konsultim publik dhe ka të bëjë me titujt e nderit.