Ministria e Bujqësisë ka dalë në një konferencë për mediat këtë të mërkurë, ku ka folur rreth përhapjes së gripit të shpendëve në disa qytete të vendit. Ermira Gjeçi, zëvendës ministrja e bujqësisë u shpreh se gripi i shpendëve nuk është përhapur vetëm në Shqipëri, por edhe në Francë, Gjermani, Spanjë, Itali, Greqi, pra në disa shtete të BE, është identifikuar influenca Aviare e gripit të shpendëve të egra dhe në stabilmente të rritjes së shpendëve. Sipas Gjeçit, kjo sëmundje ka prekur të gjithë kontinetin europian dhe po ndiqen procedurat për shmangien e përhapjes së këtij gripi.