Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Lulzim Prokshi udhëtoi nga Kroacia drejt Prishtinës për të shprehur revoltën e tij ndaj deputetëve që prej muajsh nuk po arrijnë të konstituojnë Kuvendin. Ai ftoi edhe veteranët e tjerë të UÇK-së t’i bashkohen në grevë urie. Prokshi: “Kam dalë për zhagitjen që po e bëjnë për konsituimin e kuvendit që të konstituohet kuvendi. Unë kam shprehur dhe jam, do të bëjë grevë urie derisa këta të vendosin. I ftojë të gjithë veteranët, gjithë edhe popullatën kush të donë me ardhur, sot është momenti i fundit, boll më. Populli nuk duron. Sa muaj shkuan, s’ka kuvend. Nga kuvendi nisin të gjitha institucionet, nga këtu bëhet edhe shteti. Ne shtetin jemi duke e shkatërruar, nuk jemi duke e zhvilluar” Edhe ish-minatori, Hajrullah Haliti u ka bërë thirrje partive politike që sa më parë të formohen institucionet.