Greqia pritet të përfshihet nga protesta masive në përvjetorin e dytë të katastrofës hekurudhore më vdekjeprurëse të ndodhur në Tempe. Policia e Shtetit ka njoftuar se më 28 shkurt, nga ora 07:00 deri në orën 23:00, punonjësit e doganës greke në Kakavijë, Qafë Bot - Sarandë dhe Tre Urat - Përmet do të zhvillojnë grevë, dhe për këtë arsye do të pezullohet lëvizja e lirë e automjeteve. Policia Kufitare e Janinës ka sqaruar se gjatë kësaj periudhe do të lejohen vetëm këmbësorët pa bagazhe dhe rastet emergjente shëndetësore.