Doganat drejt Malit të Zi, Bosnjë e Hercegovinës dhe Serbisë do të jenë të bllokuara nga data 14 deri më 16 prill. Lajmi është njoftuar nga drejtoria shqiptare e doganave, ku sqarohet se shkak është bërë greva e radhës që do zhvillohet nga transportuesit. Po ashtu, njoftohet se përjashtim do të kenë vetëm mjetet e lëvizjes së emergjencës dhe mjeteve me kafshë. Ndërkohë, mjetet e tonazhit të rëndë nuk do të munden të kalojnë. Protesta synon ndryshimin e akcizave, rregullave të ETIAS dhe oraret doganore. Ndërprerja e qarkullimit është edhe pjesë e protestës rajonale të transportuesve të mallrave nga Serbia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Mali i Zi, për shkak të kufizimit të punës së shoferëve profesionistë në vendet e Shengenit në maksimum 90 ditë brenda gjashtë muajve.