Greqia do të abstenojë në aktin final më 16 maj, kur Këshilli i Ministrave të Jashtëm të Këshillit të Europës do të votojë për anëtarësimin e Kosovës. Raporti i deputetes greke, Dora Bakojanis, që vlerësonte se Kosova i plotëson kushtet për anëtarësim në Këshillin e Europës shkaktoi një sërë reagimesh në Serbi, pakënaqësi në Qipro, por edhe reagime në qarqet diplomatike greke.