Në parlamentin grek nuk pati asnjë surprizë. Kandidati për President i propozuar nga Kiriakos Mitsotakis dhe partia në pushtet u zgjodh Presidenti i ri i vendit. Konstantinos Tasulas, që deri më tani mbante postin e kreut të parlamentit vendas mori mbështetjen e nevojshme në raundin e katërt të mbajtur këtë të mërkurë. Tasulas mori 160 vota pro nga 300 deputetë që ka parlamenti grek dhe pas këtij rezultati do të zëvendësojë presidenten aktuale, Katerina Sakellaropulo, mandate i së cilës përfundon në fund të muajit mars.