Parlamenti grek ka miratuar buxhetin për vitin e ardhshëm dhe mes debateve është kaluar edhe parashikimi për shpenzimet ushtarake. Sipas planit të qeverisë Mitsotakis, vitin e ardhshëm do të shpenzohen 6.1 miliardë euro për ushtrinë, me një rritje gati dy herë më të lartë se shpenzimet e para gjashtë viteve.