Janis Varufakis, ish ministri i Financave në Greqi ka kritikuar ashpër qasjen e vendit të tij ndaj Izraelit, duke deklaruar se praktikisht, Athina është shndërruar në një shërbëtore e bindur e Tel Avivit. Në një intervistë për mediat turke, Varufakis tha se në korrik të 2015, gjashtë orë pasi ai kishte dhënë dorëheqjen nga qeveria e Aleksis Tsipras, ky i fundit urdhëroi ministrin e Jashtëm të asaj kohe, Nikos Kotzias të fluturojë për në Izrael, ku firmosi një marrëveshje. “Marrëveshja i jep të drejtë ushtrisë izraelite që të përdorë ajrin, detin dhe tokën greke për stërvitje pa qenë nevoja që të marrë autorizim nga qeveria greke”, deklaron Varufakis. Ish ministri grek thotë se me ardhjen në pushtet të Demokracisë së Re, nënshtrimi i Greqisë ndaj Izraelit është përforcuar, duke iu referuar qëndrimeve zyrtare të Athinës për luftën në Gaza, ofensivën izraelite në Liban dhe luftën në Iran.