Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka paralajmëruar sërish rritje të pagës minimale. Bëhet me dije se rritja do të jetë më e madhe se 6%, për të kaluar kështu inflacionin. Një vendim i tillë pritet të ngrejë Greqinë në renditjen europiane të pagave minimale. Vendimi për rritjen e pagës minimale do të merrët mesditën e së premtes dhe do të nisë zbatimin duke nisur nga data 1 prill.