Pas vendimit të Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion për të lënë në burg pa afat Fredi Belerin dhe Pandeli Kokaveshin, ka reaguar zyrtarisht edhe shteti grek. Ministria e Jashtme e vendit fqinj është mjaftuar me një deklaratë të shkurtër me një fjali, ku njofton se GJKKO ka vendosur të lërë në burg Belerin, i cili u arrestua mbrëmjen e 12 majit në flagrancë, duke tentuar të blejë vota.