Shefat e diplomacisë të shtatë vendeve europiane i dërguan një letër zyrtarëve të lartë të Bashkimit Europian ku përshëndesin planin e ri të rritjes për Ballkanin Perëndimor dhe kërkojnë përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të vendeve të rajonit. Letra i drejtohet presidentit të Këshillit Europian, Charles Michel, presidentes së Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen dhe numrit një të parlamentit europian, Roberta Metsola.