Greqia po punon me katër vende të tjera evropiane për të ngritur qendra deportimi në vende të treta, për emigrantët, kërkesat e të cilëve për azil refuzohen, - tha të mërkurën ministri grek i emigracionit. Thanos Plevris tha në televizionin shtetëror grek ERT se Greqia po punon me Gjermaninë, Holandën, Austrinë dhe Danimarkën për krijimin e të ashtuquajturave qendra kthimi. Ministrat nga pesë vendet janë takuar tashmë për të diskutuar çështjen dhe ekipet teknike do të takohen javën e ardhshme. “Nuk po flasim më teorikisht; po flasim praktikisht”, tha Plevris. Ai nuk specifikoi se cilat vende po konsideroheshin për të vendosur qendrat e kthimit.