Sezoni i zjarreve në Greqi, duket se nuk ka të ndalur, teksa vetëm gjatë 24 orëve të fundit shteti fqinj po përballet me disa vatra zjarri. Përhapja e madhe e flakëve ka vështirësuar punën e zjarrfikësve të cilët kanë ndërhyrë në pikat kritike. Deri më tani raportohet për rreth 9 të plagosur. 102 zjarrfikës me 13 automjete dhe 7 grupe të njësive këmbësore kanë zbarkuar në terren për të netralizuar zjarrin dhe qëtësuar situatën. Sipas mediave greke zjarri, shtrihet nga zona e gurores së vjetër deri në Kardamenë përballë kalasë së Antimakisë, ndërsa flakët janë në rrethinën e banesave.