Sezoni i zjarreve në Greqi duket se ka nisur, pasi në vetëm 24 orët e fundit 62 zjarre kanë rënë në zonat bujqësore dhe pyjore në vend, për shkak të temperaturave të larta të shoqëruara me erëra të forta. Këtë e bëjnë të ditur autoritetet lokale, duke sqaruar se zjarrfikësit janë të zënë në fronte të ndryshme. Zjarri i parë i madh ka rënë në Atikë, rreth 30 km në jug-lindje të Athinës, në zonën e Koropit dhe Varit.