Një mocion mosbesimi u paraqit kundër qeverisë së kryeministrit Kyriakos Mitsotakis. 4 parti opozitare PASOK, SYRIZA, Lundrimi i Lirisë dhe e Majta e Re ërkuan largimin e qeverisë pasi u tregua e paaftë në menaxhimin e tragjedisë hekurudhore të Tempit. Mocioni u paraqit nga lideri socialist i PASOK-ut, Nikos Androulakis që akuzoi qeverinë si të zhytur në pavlefshmëri dhe korrupsion.